Tragjedi e madhe ne vend, vellai i ve flaken motres dhe mamase, ka viktima. Arsyeja na trondit te gjitheve

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur fshatin Potreq të Klinës në Kosovë, ku një vajzë ka humbur jetën ditën e sotme pas plagëve të rëndë që pësoi nga zjarri, ndërsa nëna e saj ka mbetur e plagosur rëndë. Sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga Polica e Kosovës, ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku vëllai i së ndjerës i dyshuar si një person me probleme të shëndetit mendor, mendohet se ka qenë autori.

Related article  Mbledhja e qeverisë, Rama bën ndryshime në kabinet, zbulohen detajet

Fillimisht ai dyshohet se i ka vënë flakën krevatit ku ndodhej motra e tij, dhe më pas mendohet se ka shkuar në një dhomë tjetër dhe ka sulmuar nënën e tij me mjet të fortë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia mbërrit menjëherë në vendin e ngjarjes duke prangosur të dyshuarin, ndërsa dy gratë janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peejës, por për shkak të gjendjes së rëndë janë tranportuar në QKUK në Prishtinë.

Related article  Merr fund makthi për udhëtarët, rruga Librazhd-Prrenjas hapet nesër

Ditën e sotme blutë e Kosovës njoftuan se vajza, e cila kishte pësuar lëndime të rënda nga zjarri, nuk ka arritur t’u mbijetojë.

“Sot me datё 07.07.2026, Policia ёshtё njoftuar se vajza e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk ka mundur tu mbijetoj plagёve dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

Related article  LAJMI FUNDIT| Reagon Hashim Thaçi nga Haga, ka veç një kërkesë për popullin

Sipas raportimeve të mediave vendase, i dyshuari është ndaluar fillimisht për 48 orë për shkak të gjendjes së rëndë psikike, më pas ai është dërguar në repartin e psikiatrisë së Spitalit Rajonal Pejë, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor nën mbikqyrjen e policisë