Skip to content

Ende verë, në muajin shtator/ ALARMI I IGJEO: Rrezik i lartë në 10 qarqe, temperaturat deri në …

Rreziku për përhapjen e zjarreve në pyje pritet të jetë i lartë sot dhe nesër në 10 qarqe të vendit, ndërsa temperaturat e ajrit pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Instituti i Gjeoshkencave informon se, sot pasdite, e hënë, 7 shtator dhe nesër, e martë, 8 shtator, paraqitet nivel “ i larte” rreziku nga zjarret në qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Related article  Nga gëzimi në zi: Një natë më parë Arianiti ishte në dasmë me babain, sot familja Çetaj u godit nga tragjedia

Në qarqet Kukës dhe Korçë pritet nivel rreziku “i moderuar”, ndërsa në zona të lokalizuara të këtyre qarqeve rreziku pritet të jetë i lartë, konkretisht në verilindje të qarkut Kukës dhe në jug të qarkut Korçë.

Sipas parashikimit, rreziku për zjarret pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

Related article  SHBA jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë: Japim 302 milionë dollarë për…

Ndërkohë, kushtet meteorologjike nuk parashikohet të favorizojnë reshjet, pasi sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje në qarqet e vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit nesër pritet të arrijnë në 22 deri në 32 gradë Celsius në zonat bregdetare, 18 deri në 34 gradë Celsius në vendet e ulëta dhe 14 deri në 32 gradë Celsius në zonat malore.

Related article  Vjen lajmi i papritur! Behet e ditur se ne keto 5 qytete ne Shqiperi do behet me nxehte (LISTA)

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në zonat malore, për momente, ajo mund të jetë e fortë.

Kushtet e parashikuara meteorologjike, temperaturat e larta, mungesa e reshjeve dhe era, kërkojnë vëmendje të shtuar për parandalimin dhe përhapjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore dhe kullota.

Published inNEWS