Skip to content

Analisti zbulon 3 EMRAT: Ja kush janë propozuar për KRYEMINISTËR të vendit pas rënies së Edi Ramës

Gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, analisti i njohur Arjan Curri ka komentuar me tone kritike dhe ironike ecurinë e protestës që po zhvillohet në kryeqytet kundër projektit të Zvërnecit, si dhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj kësaj lëvizjeje.

Curri e ka krahasuar situatën në bulevard me një format televiziv veror, duke e emërtuar atë si “Big Brother Bulevard”. Sipas analistit, strategjia e kryeministrit është ta kthejë protestën në një spektakël mediatik, ku rolin e “Vëllait të Madh” e ushtron vetë ai.

Related article  Princess Charlotte Plays Cricket and Cuddles Family Dogs in Rare New Birthday Video Shared by Kate Middleton and Prince William

Figura publike si pretendentë për kryeministër

Sipas Currit, brenda kësaj dinamike kanë nisur të piketohen edhe emra potencialë nga vetë qytetarët. Ajo që bie në sy është se tre figurat kryesore të përfolura për të marrë drejtimin e vendit i përkasin botës së medias dhe ekranit:

  • Marin Mema – gazetar dhe hulumtues i njohur.

  • Florian Binaj – aktor dhe aktivist.

  • Blendi Salaj – gazetar dhe drejtues emisionesh.

Related article  Vjen njoftimi i fundit per policin tjeter te lnduar ne Maliq

Analisti vuri në dukje se të gjitha këto figura të propozuara nga protestuesit lidhen ngushtë me ekranin e Top Channel. AI përmendi gjithashtu edhe praninë e Alfred Cakos si një nga zërat më të dëgjuar midis grumbullimit.

Nga spektakli te politika serioze

Mënyrën e eliminimit të pretenduesve Curri e përshkroi si një proces “pozitiv”, ku pjesëmarrësit nuk largohen nga bulevardi, por mbeten përpara kamerave. Megjithatë, përtej batutave, ai nënvizoi nevojën që kjo lëvizje të kapërcejë nivelin e improvizimit veror.

“Tani mund të bëjmë shaka e humor, por unë uroj që kjo të mbarojë sa më shpejt dhe të kthehet në një proces politik e serioz,” përfundoi Curri.

Published inNEWS