Zjarr ne Xhamine e madhe ne Tirane, detajet e para

Një zjarr ka shkaktuar alarm pasditen e sotme në një nga zonat qendrore të Tiranës.

Flakët janë shfaqur pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku dyshohet se është përfshirë një pjesë e një parkimi nëntokësor.

Related article  Parashikimi i fatit per muajin Tetor 2026

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në ambientet e parkimit pranë zonës, ndërsa për momentin nuk ka informacion për persona të lënduar apo dëme të tjera.

Related article  ish deputeti e PS-së e pëson:

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa po kryhen verifikime për përmasat e zjarrit.

Related article  Dorëheqje masive në News 24, ikin Ola Bruko, Shpend Gashi, Anila Çelaj, Çenkuela Hasa dhe Anila Jole, drejt largimit edhe Pretenca, shkrehen emisionet – I FUNDIT

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen pas ndërhyrjes së plotë të shërbimeve emergjente.