ish deputeti e PS-së e pëson:

Vetëm pak orë pasi deklarata e tij për shpërblimin prej 10 mijë eurosh bëri xhiron e rrjetit, ish-deputeti socialist Eduart Ndocaj pretendon se është përballur me një ndërhyrje të forcave operacionale në banesën e tij në Manati të Lezhës.

Në një komunikim telefonik Ndocaj ka deklaruar se rreth orës 15:00, efektivë të ardhur nga Tirana janë paraqitur në banesën e tij dhe kanë thyer keq fare derën për të hyrë brenda, raporton Infopress.

Related article  Páditen në S.PAK Edi Rama dhe Skënder Hita: Zbulohen akùzat

Ngjarja e pretenduar vjen pas videos së publikuar nga ish-deputeti, në të cilën ai ofronte 5 mijë euro për këdo që hidhte një deputet në koshin e plehrave dhe 10 mijë euro për një ministër apo kryeministrin Edi Rama.

Related article  Zbardhet ngjarja qe per pak nuk shkaktoi tr*gjedi te madhe

Deklarata e Ndocajt erdhi si kundërpërgjigje ndaj njoftimit të Ramës për përfitimet financiare të punonjësve të policisë të angazhuar gjatë protestave, që do të shpërblehen me 269 mijë lekë.

Related article  E fundit! U shkarkua nga Skënder Hita! Ish-efektivi i policisë bën lëvizjen e bujshme

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit që të konfirmojë ndërhyrjen e pretenduar apo arsyet e saj. Po ashtu, nuk dihet nëse paraqitja e efektivëve, sipas Ndocajt, ka lidhje me videon që u përhap në rrjetet sociale.