Dy të rinjtë shqiptarë humbin jetën pas përplasjes me motorr, dalin detajet e dhimbshme

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Kretë të Greqisë, ku dy të rinj shqiptarë humbën jetën pas përplasjes së motorit me të cilin udhëtonin.

Related article  BEFASUESE/ Dy këngëtare tjera në video të re – 20 minuta pamje

Mediat greke shkruajnë se aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur motoçikleta me të cilën udhëtonin dy shtetas shqiptarë, të moshave 28 dhe 34 vjeç, doli nga rruga në rrethana ende të paqarta. Si pasojë, ata u përplasën me parmakun metalik dhe pësuan plagë të rënda.

Related article  Forca të shumta policie në Krujë, çfarë po ndodh ne kete qytet?

Edhe pse u transportuan me shpejtësi me ambulanca drejt Spitalit të Hanias, dy të rinjtë nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe humbën jetën.

Related article  Perfshihet nga flaket pallati i kompleksit turistik te njohur

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo identiteti i viktimave, ndërsa policia greke po heton rrethanat e ngjarjes.