Skip to content

Perfshihet nga flaket pallati i kompleksit turistik te njohur

Një apartament në katin e 14-të të një pallati 30-katësh, kompleksi turistik “Kamelia”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës është përfshirë nga flakët këtë pasdite.

Related article  ‘Në lidhje dashurie me pronarin!’

Sipas raportimeve zona është rrethuar nga forcat e policisë dhe kanë mbërritur edhe efektivët e shërbimit zjarrfikës. Ndërhyrja për shuarjen e zjarrit është e vështirë për shkak të lartësisë së godinës.

Related article  Queen Camilla in the City! Royal Teams Up with Sarah Jessica Parker, Anna Wintour and More at New York Public Library

Po ashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një ambulancë, në gatishmëri për ndonjë asistencë mjekësore të mundshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Related article  “U shmang tragjedia”/ Kryeministri Edi Rama reagon me urgjencë për ngjarjen në vend…

Fillimisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një efekt elektrik, teksa tymi dhe flakët janë dalluar nga distance.

Published inNEWS