Skip to content

U tha se dha doreheqjen, reagon direkt Ministri i Brendshem: “Ky takim ku jemi sot është…”

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektoi sot ambientet e reja të Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Komisariatit të Policisë Berat, një investim i qeverisë shqiptare me vlerë 253 milionë lekë, i projektuar sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Ai vlerësoi situatën e sigurisë në qarkun e Beratit, duke shtuar se është një ndër zonat që spikat për rendin dhe qetësinë publike, ndërsa nënvizoi se siguria mbetet një faktor kyç për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë.

Related article  Aksident t ragjik, dy automjete përplasen kokë më kokë! Humb jetën 39-vjeçari, p lagosen 5 persona, mes tyre edhe fëmijë

I pyetur nga gazetarët mbi lajmet e publikuara në disa portale, sipas të cilave ai kishte dhënë dorëheqjen, ministri Lamallari i hodhi poshtë këto pretendime.

Related article  Court Hears Diddy's Texts to Ex About 'Crazy Fantasies' — and Her Striking Response

“Unë nuk merrem me portalet, unë merrem vetëm me punë konkrete. Ky takim ku jemi sot është pjesë e punës së qeverisë shqiptare, ku edhe unë bëj pjesë,” u përgjigj ministri.

Ai shtoi se qeveria ka përmbyllur një cikël të rëndësishëm investimesh në infrastrukturën e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin.

Related article  These Are the 2 Pitches That Allegedly Triggered MLB Gambling Probe

“Jam shumë i lumtur që kemi përfunduar ciklin e investimeve në drejtoritë vendore dhe komisariatet e Policisë së Shtetit. Kjo është e vetmja qeveri që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Policisë së Shtetit, jo vetëm përmes investimeve në infrastrukturë dhe teknologji, por edhe në trajtimin më të mirë të efektivëve,” deklaroi Lamallari.

Published inNEWS