Skip to content

I FUNDIT/ GJKKO dënon 6 zyrtarë të lartë

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Të dënuarit janë Dorjan Spaho, Sara Xhepa (Doko), Roklejd Malko, Fatos Veliu, Elbareta Nishica dhe Vojsava Leçini.

Çështja lidhet me tre procedura tenderimi të zhvilluara nga Bashkia Divjakë, me një vlerë totale prej rreth 1 milion eurosh. Sipas SPAK, hetimet zbuluan parregullsi në procedurat e prokurimit publik, të cilat dyshohej se cenonin konkurrencën dhe favorizonin operatorë të caktuar ekonomikë. Hetimi nisi si vijim i një fraksioni të shkëputur nga një dosje tjetër penale.

Related article  Blake Lively's life IN HIDING: Allies tell why she 'doesn't want to be seen out'... and who she's leaning on as famous friends desert her

Procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Për secilin prej të pandehurve, gjykata caktoi fillimisht dënimin me 1 vit burg, i cili u ul në 8 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Related article  Top Democrat From Deep Blue State Heads To Prison In Major Corruption Scandal

Për Dorjan Spahon, Sara Xhepën dhe Roklejd Malkon, GJKKO vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe zëvendësimin e tij me 120 orë punë në interes publik, që duhet të kryhen brenda gjashtë muajve nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.

Ndërsa për Fatos Veliun, Elbareta Nishicën dhe Vojsava Leçinin, gjykata vendosi pezullimin e dënimit me burg dhe vënien në provë për 16 muaj, si edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Related article  Fire engulfs scene where 13-year-old was found murdered – Just one day after father’s chilling confession

Gjykata vendosi gjithashtu që shpenzimet proceduriale të përballohen në mënyrë solidare nga të gjashtë të dënuarit.

Vendimi nuk është i formës së prerë dhe mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm brenda 15 ditëve.

Published inNEWS