Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi propozimin e kryebashkiakut Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti.

Vendimi parashikon që shpërblimi të përfitohet nga 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës.

Related article  “Kafja 70 lekë”/ Ky është plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton…

Një nga situatat më të vështira me të cilat janë përballur efektivët ka qenë zjarri në malin e Dajtit, ku angazhimi në terren ka vijuar nga 25 korriku deri më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe, forcat zjarrfikëse janë mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme për kontrollin, izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Related article  Robert Papa me detajet”: Alex Soros mban peng Edi Ramën me materiale shantazhimi, hetimet e CIA dhe FBI po e çojnë…

Ndërhyrje janë zhvilluar edhe në Daias, Priskë, fshatin Gurë dhe në zonën e Ibës, ndërsa efektivët e Tiranës janë angazhuar edhe jashtë territorit të bashkisë, në qarqet e Durrësit dhe Vlorës, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve.

Related article  Rama bën deklaratën e fortë, ja kur është rasti më i mirë për të dhënë dorëheqjen

“Shpërblim, një pagë shtesë!”/ Kush janë punonjësit që marrin LAJMIN E MIRË, i jepet “OK”…