Motra e Albertit tregohet

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas përpjekjeve për t’i ikur policisë.

Sipas raportimeve, Sylaj kishte shkuar fillimisht në Gjakovë, me qëllim që të merrte veturën e motrës së tij për të realizuar arratinë.

Related article  “Ramën e kam dashur si vëllain tim, ishte yll që ndriçonte”, Ahmetaj jep fjalën e burrit: Do kthehem në Shqipëri, kam vendosur ta…

Megjithatë, plani i tij nuk shkoi siç kishte menduar, pasi motra dhe dhëndri i tij nuk ia mundësuan marrjen e veturës.

Pas dështimit të kësaj përpjekjeje, ai mori rrugën malore, duke tentuar t’i shmangej syrit publik dhe të gjente një vend për t’u fshehur.

Related article  Behuni gati, nese je kjo shenje e horoskopit, 3 korriku eshte data jote me FAT! Ja c'do ju ndodhe

Pas lokalizimit të tij në malet e Becit, në vendin e ngjarjes u angazhuan njësi të shumta policore, në krye me njësitin special FIT, për realizimin e operacionit të kapjes.

Gjatë përballjes me policinë, Sylaj kërkoi që para dorëzimit të takohej dhe të bisedonte me familjarët e tij, si dhe të dorëzohej te njësiti special FIT.

Related article  Rrebeshe të forta shiu! Kujdes në ditët që po vijnë!

Familjarët e tij u nisën drejt Becit, ndërsa policia vazhdoi operacionin, i cili, sipas raportimit, përfundoi me arrestimin e tij.

Sylaj dyshohet për vrasjen e Arlinda Zekajt, ndërsa për rastin priten informacione të tjera nga autoritetet përkatëse.