Skip to content

Dyshohet se është gjetur një varrezë masive shqiptarësh, policia arreston dy persona të cilët

Ditën e sotme policia e Kosovës arrestoi dy serbë të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte ndaj popullatës civile gjatë luftës në vend. Sipas mediave të Kosovës raportohet se të dyshuarit janë Momir Jakshiq 80 vjeç dhe Miljko Bishavac 65 vjeç.

Vetëm pak orë pas arrestimit të bujshëm, njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe ekipe të Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë zbarkuar në komunën e Zubin Potokut në very të Kosovës.

Related article  Trump Says He May Send Rebate Checks to 'People of a Certain Income Level'

Ku në fshatin Kalludër e Vogël, janë kryer gërmime për shkak të dyshimeve se aty janë mbetjet mortore të mbi 20 civilëve shqiptarë, të cilët ishin rrëmbyer në prill të vitit 1999 në Mitrovicën Veriore.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale dhe urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, ka thënë për Euronews Albania zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta.

Related article  Trump Says He’s Broken All Modern Staffing Records

Më 23 prill të vitit 1999, 23 shqiptarë u rrëmbyen nga forcat policore dhe ushtarake serbe më tej ata ishin nisur në drejtim të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, prej asaj dite fati i tyre nuk dihet.

Related article  9 People Dead In Fire At Massachusetts Assisted Living Facility

Dy të arrestuarit e ditës së sotme, dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e rëndë të 27 viteve më parë. Dyshohet se pengjet fillimisht u plaçkitën duke iu marrë paratë dhe sendet me vlerë dhe më pas u ekzekutuan, ndërsa lokacioni në të cilin dyhsohet t’u jenë varrosur trupat mendohet të jetë pranë lumit në fjsatin Kallundër e Vogël, sipas mediave në Kosovë.

Published inNEWS