Furgoni del nga rruga në Vlorë-Llogara, një person i v dekur!

Mëngjesin e së dielës, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një mjet tip fugon me targa AC701AJ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Related article  Vjen njoftimin qe nuk do donim ta degjonim! Policia jep lajmin e keq per Tiranen

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Related article  ‘Degradon’ debati online mes Dea Mishel dhe Erion Braces. Tronditese cfare i ben ne fund deputeti i PS

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për nxjerrjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Related article  Ella Bleu Travolta’s transformation is gaining attention online

Autoritetet pritet të bëjnë publike identitetin e viktimës dhe të plagosurve, si edhe detaje të tjera mbi ngjarjen.