E rëndë në Pogradec, elektricisti humb jetën në krye të detyrës! Po rregullonte një defekt

E rëndë në Pogradec, humb jetën elektriçisti gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike një person rreth të 60-ve. Ai është identifikuar si A. Beqiri.

Related article  Moti ‘pervelues’, vjen paralajmerimi per Durresin, Tiranen dhe Fierin. Tronditese ajo qe pritet te ndodhe ne Kukes

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ky dyshohet se 60 vjeçari po rregullonte një linjë elektrike ku ka pasur defekt, dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Related article  Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.