Skip to content

Moti ‘pervelues’, vjen paralajmerimi per Durresin, Tiranen dhe Fierin. Tronditese ajo qe pritet te ndodhe ne Kukes

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar parashikimin dy ditor për zjarret në pyje dhe paralajmëron se sot pasdite dhe nesër, pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Siç tregohet edhe në tabelë, respektivisht për secilën zonë, në qarqet e tjerë pritet nivel rreziku “I ULËT”.

Related article  A Nostalgic Reunion: Two Beloved Icons Share a Memorable Moment (Before & After Photos)

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Berat (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim). Rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme.

Ndërkohë, përsa i përket reshjeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shoqëruar me shtrëngata në qarkun Kukës, ndërsa në qarqet Shkodër dhe Dibër priten reshje të dobëta.

Related article  80-year-old kills 11-year-old girl and his wife for an unimaginable reason – then mocks police about the victims

Në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër, ditë e enjte, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 20/32°C, në vendet e ulëta: 19/33°C dhe në vendet malore: 14/27°C. Kurse era, sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për do ketë momente që në zonat malore dhe në bregdet do të jetë e fortë.

Published inNEWS