Tension në “Ferma VIP”/ Zhaku humb kontrollin, përdor ndaj Mozes…

Atmosfera brenda shtëpisë së “Ferma VIP” është tensionuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës, ku një diskutim mes banorëve ka degraduar në një përplasje të fortë verbale, duke sjellë një nga momentet më të nxehta të këtij edicioni.

Në qendër të këtij episodi ka qenë Zhaku, e cila duket se ka humbur kontrollin gjatë debatit, duke ngritur tonet dhe shpërthyer me nervozizëm përballë banorëve të tjerë. Situata nisi fillimisht si një bisedë mes grupit në oborr, ku banorët po diskutonin së bashku, por tensioni u rrit shumë shpejt.

Related article  Flet shqiptari që braktisi Iranin : Ja çfarë po ndodh atje që ju nuk ua merr mendja

Zhaku ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj për qëndrimin brenda fermës, duke lënë të kuptohet se presioni emocional dhe dinamika e fortë mes konkurrentëve kanë ndikuar ndjeshëm tek ajo. Mes toneve të larta, ajo kujtoi edhe sakrificat që, sipas saj, ka bërë për t’u bërë pjesë e këtij formati.

Related article  Mos i mbani këto gjëra në kuletë, sipas bestytnive mund t’ju “largojnë” paratë

“Lash momentet e mia për të ardhur të rrija këtu me ju”, është shprehur ajo me nerva, duke treguar qartë frustrimin e akumuluar.

Megjithatë, debati mori një kthesë edhe më të fortë kur përplasja u fokusua te Moza. Në kulmin e nervozizmit, Zhaku iu drejtua asaj me tone fyese dhe gjuhë të ashpër, duke habitur jo vetëm banorët e pranishëm, por edhe publikun që ka ndjekur momentin.

Related article  Çfarë ndodhi në momentet e fundit të Mazonakis? Inteligjenca Artificiale, të dhënat e fshira dhe detaji që vë në dyshim versionin e mjekëve

Ajo i është drejtuar asaj me epitete fyese dhe me një gjuhë që ka shokuar publikuj: “Ke orën e orale, hajde bëj pak o*gji këtu me neve!”