Skip to content

Publikohet video, Parashqevi Simaku me ish-bashkëshortin: Ti do kthehesh në shtëpi

Parashqevi Simaku duke kënduar, ndërsa krah saj performon si instrumentist ish-bashkëshorti i saj, Roberti.

Kjo duket në videon e publikuar nga RTSH ditën e sotme, ku Parashqevia konkurron në edicionin e 35-të të Festivalit të Fundvitit, në vitin 1996! Ajo shfaqet mjaft elegante me një fustan të zi ngjitur pas trupi, tepër modern për kohën.

Related article  Fund tragjik, U shtyp nga një gur varri, vdes 4-vjeçari

Ditët e fundit, Simaku është kthyer në kryefjalë të mediave, pasi u zbulua se jetonte si e pastrehë në SHBA.

Personat që kanë folur me të, kanë treguar se artistja u ka rrëfyer se qëndron vazhdimisht në një stacion treni duke pritur për djalin e saj, Luke.

Related article  Cili ishte informacioni nga jashtë që kërkoi Loredana? Banorja shtanget kur e zbulon, shpërthen në lot. Jozi...

Pas divorcit me Robert, gjykata në Amerikë ia kaloi kujdestarinë e djalit këtij të fundit.
Pas zhurmës në rrjet lidhur me fatin e artistes, ish-bashkëshorti i saj nuk ka bërë asnjë reagim.

Ditën djeshme në emisionin Opinion, moderatori Blendi Fevziu u shpreh se kishte mësuar, se Robert nuk pranon të japë komente lidhur me Parashqevinë, ndërsa ka deklaruar se do i raprtojë si përndjekje çdo mesazh që lidhet me të!

Related article  Pas Veliajt, Gjykata i jep një tjetër goditje qeverisë

Si për ironi të fatit teksti i këngës thotë “You are coming back, you are coming home: Ti do të kthehesh sërish, ti do të kthehesh në shtëpi”.

 

Published inShowbizz