Skip to content

Qeveria shqiptare kërkon të rikthejë Parashqevi Simakun në Shqipëri, ja kush do të jetë personi kyç

Qeveria shqiptare, është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë këngëtares Parashqevi Simaku. Burime pranë Këshillit të Ministrave i thanë Report TV, se për të ndjekur këtë rast, është ngarkuar Taulant Balla, i cili mban edhe një rol koordinues për diasporën.

Siç mësohet, ministri i Shtetit dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin Balla, si dhe stafi diplomatik në Nju Jork të SHBA-ve, janë angazhuar për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, e cila nuk dispononte asnjë të tillë pas viteve të fundit që i kishte kaluar në gjendje të rënduar.

Related article  E fundit! Supercikloni po vjen drejt Europës, rr*zik për përmbytje dhe erëra ek*treme

Burimet pohojnë se në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, i cili ka pasur për qëllim ta ndihmojë këngëtaren në dy drejtime: ta pajisë me një pasaportë shqiptare dhe të ndërmjetësojë me shtetin amerikan, për të kuptuar nëse ka dokumentacion që mund të rifreskohet, apo të niset ndonjë procedurë e re për ta pajisur si me dokumente identifikimi, ashtu edhe qëndrimi.

Related article  'Do i marr me vete...' Ilir Meta paralajmëron valë arrestimesh, tregon kush jane kokat qe do hyjne ne burg

Gjithsesi, sipas informacioneve, ende ky proces është në fazë fillestare dhe nuk ka ndonjë sukses konkret, i cili do të varet specifikisht nga vullneti i Parashqevi Simakut për t’iu përgjigjur autoriteteve shqiptare apo amerikane, kur ato ta kërkojnë në funksion të këtyre procedurave.

Related article  Fejesë për Dashët, lekë për Binjakët…! Meri Shehu ka ca lajme për secilën shenjë horoskopi!

 

 

Published inShowbizz