Skip to content

Paqe mes Berishës dhe Artan Hoxhës, “Rama takoi Franc Çopjen në Dubai”

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar Artan Hoxhën për të treguar prapaskenat e investimit 2 miliard euro të arabit Muhamed Alabbar në Durrës, që premton të ndërtojë një kompleks gjigand me pallate dhe hotele në vendin ku sot është porti i qytetit. Sipas Berishës, garancinë se ky investim do të jetë i suksessshëm, Rama e mori nga trafikantët e drogës në Dubai, që kanë miliarda euro pasuri dhe kërkojnë një mënyrë për t’i pastruar paratë e tyre të bllokuara në Emiratet e Bashkuara. Për këtë, tha kreu i PD-së, Edi Rama takoi personalisht Franc Çopjen në Dubai, një trafikant droge, që sipas dosjes Metamorfoza është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan dhe në Tiranë.

Related article  'Ai do vota per...' Lulzim Basha rikthehet me intervista ne TV, tregon arsyen e forte qe e ndan me Berishen

“Beteja për komisionin hetimor për pportin e Durrësit është e një rëndësie të madhe. Kto vendime për portin e Durrësit përbëjnë aktin më madhor të korrupsionit jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan dhe në Europë. Vështirë shumë të gjesh një aferë multi-miliardëshe sic është kjo, ku toka dhe sipërfaqja ujore që merret mund të kushtojë mbi 2 miliard, ku ndërtimet 12 mijë e 500-600 apartamente me 6 hotele me 5 yje që të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait, me të cilat sic dëshmoi gazetari investigativ, Artan Hoxha, Edi Rama ka bërë takim të veçantë gjatë vizitës së tij në Dubai me temë, investimet e tyre në Durrës. Mos harroni se vetëm Franc Çopja, sipas dosjes Metamorfoza, njëri prej tyre është ky nga Elbasani thuhet se ka transferuar në bankat e Europës 3 miliard euro.

Related article  Habit Mero Baze, sulmon Ramën dhe merr ne mbrojtje Metën e Veliajt, SPAK-u, armiku i ri i gazetarit

E them këtë shifër për të kuptuar se sa e pakufishme është paraja e tyre. Pra, Edi Rama mori u zotua se do të bënte amnistinë, pasi Bashkimi Europian dhe partnerët e tjerë Shtetet e Bashkuara i nxorën kartonin e kuq, përndryshe do të kemi sanksione të forta, ky u tërhoq nga amnistia dhe bëri pastaj takimin e fshehtë në Dubai me zotimin se ata do të ndërtojnë parajsën e tij dhe të Alabbarit në Durrës” u shpreh Berisha.

Related article  Historia e dhimbshme e 30-vjeçares: Si më mori burrin motra 19-vjeçare, kur isha shtatzënë

Franc Çopja ka sjellë disa miliona euro në Shqipëri sipas dosjes së SPAK që u bazua në përgjimet e SKY ECC. Paratë e trafikantit të drogës nga Elbasani ishin investuar kryesisht në ndërtim, në pallate dhe komplekse vilash në periferi të Tiranës.

Published inLajme