E‘forta e Çapjave’ plan për të rr*hur një deputet, goditi gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, tentoi të aksidentonte vëllanë e Vis Korçarit

Rozalinda alias Rosela Nallbati, mbesa e ish-Drejtorit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati dhe bashkëshortja e të dënuarit me burg përjetë, Florenc Çapja, ka nisur të njihet edhe si ‘doktoresha gangstere’, për shkak të profesionit si mjeke dhe precedentëve penalë, kryesisht sulme fizike ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë apo tradhtarë nga grupi kriminal Çapja.

Prokuroria e Tiranës ka hapur një çështje penale dhe pritet të çojë në gjyq zonjën Rosela Nallbati për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës” në dëm të gazetarit Elton Qyno. Ngjarja ndodhi në ambjentet e Spitalit Amerikan në Tiranë. Gazetari Qyno është goditur me sende rrethanore nga Rosela Nallbati, në prani të dhjetëra personave. Nallbati kishte kërcënuar më herët gazetarin Elton Qyno përmes aplikacioneve online, ndërsa ndodhej në Dubai, për shkak të raportimeve të tij mediatike për veprimtarinë kriminale të grupit Çapja.

Related article  ALARM per Lezhën, Tiranën, Durrësin dhe Fierin! Njoftohet me urgjence, ja cfare pritet te ndodhe neser (E PLOTE)

Para sulmit fizik nga Elton Qyno, Rosela Nallbati mësohet se ka goditur edhe gazetarin Artan Hoxha. Rasti është rregjistruar para disa kohësh në ambjentet e një lokali pranë zonës së “Kinostudios”, kur në lokal është shfaqur Rozalinda Nallbati, së bashku me një femër tjetër. Ajo ka sulmuar fizikisht gazetarin Artan Hoxhën dhe ka lëshuar sharje dhe ofendime drejt tij. Skena është parë nga klientët e tjerë të lokalit, por vetë gazetari, për incidentin në fjalë, nuk ka bërë kallëzim penal në polici.

Zonja Nallbati mësohet se ka sulmuar edhe Raif Çaushllarin, vëllain e Elvis Çaushllarit që në Elbasan njihet si “Vis Korçari”, aktualisht në burg, shok i ngushtë i Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. Raif Çaushllari, ndodhej në ambjentet e servisit të tij në rrugën “Çerçiz Topulli” në Elbasan, ku ka ngritur një biznes të vogël familjar për shitjen dhe riparimin e motorave elektrikë dhe me benzinë.

Related article  Rusia i përgjigjet Ramës: Fajin mos e kërko te të tjerët, ato që janë në shesh i kanë nxjerrë…

Në këtë biznes është shfaqur me makinë Rozalinda Nallbati, duke i dëmtuar disa motorë që i kishte nxjerë për reklamim shitje dhe njëherësh, ka sulmuar me fjalë fyese dhe duke e quajtur “Tradhtar” të vijës kriminale të grupit “Çapja”, Raif Çaushllarin dhe vëllain e tij, “Vis Korçarin”. Nallbati ka tentuar të fusë makinën me shpejtësi në biznesin e Çaushllarit. Sipas burimeve të policisë edhe në këtë rast, Raif Çaushllari, nuk u paraqit në polici për të bërë denoncim, megjithëse ju dëmtuan disa motorë nga goditja me makinë që i bëri doktoresha Rosela Nallbati.

Related article  E tmerrshme, ndodh ngjarja e rende ne shtepine e mesuesit te njohur vetem dy dite para fillimit te shkolles

Sipas burimeve, policia disponon disa përgjime të Rozalinda alias Rosela Nallbati, e cila përpos të tjerëve, planifikon për të goditur një politikan të rëndësishëm në Tiranë, të cilin grupi kriminal Çapja duket se e konsideron si mbështetës të grupit tjetër kriminal rival, me në krye Suel Çelën. Në bisedat e përgjuara, Rosela Nallbati shpreh urrejtje për politikanin në fjalë, ndërsa kërkon informacion për vendet që frekuenton, me qëllim për ta goditur dhe sharë si në rastet e gazetarëve Hoxha dhe Qyno.