Skip to content

ALARM per Lezhën, Tiranën, Durrësin dhe Fierin! Njoftohet me urgjence, ja cfare pritet te ndodhe neser (E PLOTE)

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër, pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rreziku “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Related article  Kufij të rinj shpejtësie/ Qeveria ndryshon rregullat në rrugët e Shqipërisë, kujdes shoferët

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Elbasan (Perëndim), qarku Berat (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim). Rreziku më i lartë pritet ditën e nesërme, datë 7 Korrik.

Related article  Search results for: A touching tribute service in Shreveport honors 8 young people from the community

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër, ditë e martë, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 30°C, në vendet e ulëta: 19 / 33°C dhe në vendet malore: 13 / 28 °C.

Related article  Tre femra pozojnë për një fotografi, 100 vjet më vonë shkencëtarët e zmadhuan imazhin dhe u tmerruan

Sot pasdite dhe nesër, sipas Instituti të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente në zonat malore dhe bregdet deri e fortë.

Published inNEWS