Nami tek Big Brother VIP, ja cfare po ndodh pa nisur mire

Një ndryshim i papritur ka ndodhur në nisjen e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Ndonëse premiera zyrtare ishte paralajmëruar për nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, produksioni ka vendosur që banorët e parë të hyjnë në shtëpi që mbrëmjen e sotme.

Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta përpara hyrjes së tyre, përmes disa postimeve në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.

Related article  Aktori i mirënjohur jep fund jetës, ishte vetëm 44 vjeç

“ALARM! Vëllai i Madh merr një vendim të papritur!”, shkruhej fillimisht në njoftimin e produksionit, pa zbuluar menjëherë se për çfarë bëhej fjalë.

Related article  Ishin punonjes te Dulakut, betoniereja u mori jetën! Zbulohet historia e trishtë e dy viktimave që u mori jetën betonierja

Pak minuta më vonë, u publikua edhe vendimi që ndryshonte planet e nisjes së sezonit.

“Hapni kanalet! Futen në shtëpi banorët e parë”, njoftoi produksioni, duke konfirmuar se hyrjet do të nisnin 24 orë përpara spektaklit të parë zyrtar.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme, ku banorët prezantoheshin gjatë natës së parë të spektaklit, këtë herë disa prej tyre do ta nisin eksperiencën përpara se të zhvillohet mbrëmja e hapjes në studio.

Related article  Humb jeten 46 vjecari (DETAJET)

Hyrja e tyre po transmetohet drejtpërdrejt për publikun, ndërsa në pamjet e para nga shtëpia shihen ambientet e përgatitura për sezonin e ri.