Humb jeten 46 vjecari (DETAJET)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në shtetin ku jetojne mijra shqiptare, Itali, ku një ushtar 46-vjeçar ka humbur jetën pasi një pemë e rrëzuar nga erërat e fuqishme ka goditur makinën me të cilën po udhëtonte.

Related article  Tjeter ngjarje e rende tr*ndit vendin tone

Sipas mediave italiane, aksidenti ka ndodhur në Jesolo, pranë Venedikut, teksa ushtari po shkonte në punë. Ngjarja është regjistruar gjatë një stuhie të fuqishme që ka përfshirë zonën.

Ndërkohë, rajoni i Ligurias dhe zona të pesë rajoneve të tjera italiane, Piemonte, Veneto, Friuli-Venezia Giulia, Lazio dhe Campania, ishin vendosur në alarm portokalli për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa pjesë të vendit.

Related article  E fundit! Rama bën lëvizjen e parë të “dorëzimit”? Del në mes të rrugëve dhe u thotë njerëzve të…(Video)

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po ndikojnë në shpeshtësinë dhe intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit, përfshirë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.

Related article  Sa kushton realisht makina elektrike?/ Ja çmimi i karikimit për 1000 km në Shqipëri