”Tr*nditet” shteti, Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt, urdhëron Gjykatën e Tiranës të

Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në betejën për kallëzimin e “Nesti Angonit”.

Kolegji Penal zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt.

Related article  Shuhet profesori i njohur ne vend

Kryebashkiaku kërkon shfuqizimin e vendimit datë 08.05.2026, për mosfillimin e procedimit penal.

Ai kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Related article  Nderron jete aktori shume i njohur i humorit

Kallëzimi i Veliajt lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit u nis procedimi ndaj tij.

Sipas verifikimeve zyrtare të përmendura në kallëzim, ky person nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.

Related article  Pròtestat rrèzojnë Qeverinë? Reágon me URGJENCË Edi Rama

Tashmë Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse prokuroria duhet të vijojë hetimet./Top Channel