Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në Turqi, ku një autobus pasagjerësh është përmbysur në autostradën Isparta-Antalya. Ngjarja ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e shtatë të tjerëve.
Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi pasagjerësh në Turqi.
Sipas mediave turke, aksidenti është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, pranë daljes së tuneleve Kazak, në autostradën që lidh Ispartën me Antalyan.
Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i autobusit, në pronësi të kompanisë “Buzlu”, ka humbur kontrollin e mjetit, i cili më pas është përmbysur në rrugë.
Për pasojë, ka humbur jetën ndihmësshoferi i autobusit. Në momentin e aksidentit, ai ndodhej duke fjetur në hapësirën e poshtme të automjetit, e cila përdoret për pushimin e personelit gjatë udhëtimit.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të autobusit.