Marin Mema thotë se qëndron në protestë krah qytetarëve prej 31 majit, i shtyrë nga dashuria për vendin. Në mesazhin e tij, ai thekson se nuk kërkon karrige, pozita apo vëmendje dhe se angazhimi i tij nuk lidhet me interesa politike. “E dua këtë vend e do ta dua sa Zoti të më ketë dhënë frymë”, shprehet Mema.
Kam prej 31 majit në këto ditë të fundit të tetorit në protestë me qytetarët! Nuk dal për karrige e pozita, sepse nuk më interesojnë, por sepse dua vendin! Qëndroj mes qytetarëve pa kërkuar vëmendje, sepse i bëj gjërat me zemër e jo për diçka tjetër. Ka njerëz që vendin e duan me zemër e shpirt e jo për interesa të ndryshme…
dhe unë jam e do mbetem i tillë! Nuk përfshihem në botën e pisët të politikës, sepse ajo është shumë larg njerëzve kaq të drejtë sa unë. Këtë të gjithë Ju e dini… E dini miq se çfarë përfaqëson për fat të keq politika! E dua këtë vend e do ta dua sa Zoti të më ketë dhënë frymë.
ÇFARË PO PARALAJMËRON MARIN MEMA?! Kam prej 31 majit në këto ditë të fundit të tetorit në protestë me qytetarët!