Lajm i rëndë në familjen e Dj Dagz

DJ Dagz po përjeton një moment të vështirë në jetën e tij, pasi babai i tij, Naim (Limon) Gumnishta, ka ndërruar jetë pas një beteje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku ka ndarë një mesazh të shkurtër, por prekës: “U preftë në paqe, babë!”

Related article  Ndryshim i papritur per e albanian

Vetëm dy net më parë, DJ Dagz kishte publikuar një rrëfim emocional për gjendjen e rënduar shëndetësore të të atit, duke treguar se ai ndodhej i intubuar dhe po luftonte për jetën.

Në atë postim, artisti kujtonte mbështetjen e pakushtëzuar që kishte marrë nga babai gjatë 17 viteve të karrierës së tij muzikore. Ai tregonte se i ati e kishte inkurajuar vazhdimisht të ndiqte ëndrrën e tij, edhe në periudhat më të vështira për familjen.

Related article  “Mua më ke thënë kur*ë, babain e ke qëlluar me gurë”, Evjenia-djalit: Pronë nuk ke!

“Unë jam i fortë, babë, qashtu qysh ti ki pas qef unë me kon”, shkruante Dagz, duke shprehur shpresën se babai do ta fitonte betejën me sëmundjen.

Fatkeqësisht, vetëm pak ditë pas këtij mesazhi, artisti është përballur me humbjen e njeriut që, siç kishte treguar vetë, kishte qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të tij.

Related article  Man Behind the Murder of 7-Year-Old Athena Strand Receives Final Sentencing

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit të Naim Gumnishtës do të mbahet të martën, më 27 tetor, në orën 14:20, në varrezat e fshatit Begaj të Vushtrrisë.