‘Ku e kam babën ku’? Brîtmat prekëse të djalit kur afrohet te babai i paj*të në Volvo

Një skenë prekëse dhe e dhimbshme është regjistruar pak minuta më parë në vendin e ngjarjes ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij, pranë zonës së stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

Në vendngjarje ka mbërritur i tronditur djali i viktimës. Sipas pamjeve të siguruara nga media, 18-vjeçari dëgjohet duke lëshuar thirrje të dhimbshme dhe duke kërkuar të atin, ndërsa tenton të kalojë perimetrin e policisë.

Related article  E BUJSHME, Merret vendimi, lirohet nga burgu ish-Ministri socialist

“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?” – thërret ai i dëshpëruar, teksa përpiqet të shtyjë personat përreth që përpiqen ta qetësojnë dhe ta mbajnë larg mjetit ku ndodhet trupi i pajetë i të atit.

Related article  “Nuk do të kërkoj më kurrë!” 13-vjeçarja shqiptare u vr nga i dashuri, pas dy vitesh djali bën veprimin që nuk pritej: Unë duhej që asaj ti

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet e këtij atentati të rëndë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Related article  Trishtim i madh! Futbollisti i madh i Kombëtares shqiptare të futbollit arrestohet duke …(foto)

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.