Skip to content

Nderron jete nje person ne Tirane, detajet e ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, prej ku mësohet se një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar një viktimë.

Drejtuesi i motorit, i identifikuar si Prend Ndreu, 64-vjeç ka mbetur fillimisht i plagosur dhe është transportuar te Spitali i Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Por fatkeqësisht ai nuk u ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Related article  Nuk paraqiteshin në mënyrë në punë, shkarkohen nga detyra 20 zyrtarë në ministri

Siç shihet edhe në foton e mësipërme, motori ka përfunduar në anë të rrugës, dhe pak më larg ndodhet edhe helmeta e cila ka qenë vendosur nga drejtuesi i mototmjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Related article  Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën në plazh burri nga Tirana

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak-Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.

Related article  E rëndë në plazhin e Durrësit, mbytet duke u larë fëmija 11-vjeçar!

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Published inNEWS