Skip to content

BE kërkon “kokën” e Belinda Ballukut, Edi Rama në “provën e zjarrit”, o të lëshojë “Lubinë”, o të mbyllë dyert e Evropës për shqiptarët

Bashkimi Evropian ka shtuar së tepërmi presionin ndaj mazhorancës socialiste, teksa ka kërkuar hapur “kokën” e Belinda Ballukut si kusht për vazhdimësinë e procesit të integrimit. Fillimisht ka qenë eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima, ajo që, dje gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, lëshoi deklarata të forta që tronditën themelet e mazhorancës në Tiranë. Wiseler-Lima shprehu një shqetësim të thellë për faktin se Kuvendi i Shqipërisë refuzoi t’i hiqte imunitetin ish-zëvendëskryeministres, duke penguar direkt punën e Prokurorisë së Posçme (SPAK).Sipas saj, ky bllokim parlamentar ndaj kërkesës së prokurorëve të posaçëm ka cenuar drejtpërdrejt pavarësinë e drejtësisë në vend. Ajo rikujtoi se reforma në drejtësi është një projekt mbi të cilin të dyja palët kanë rënë dakord dhe nuk mund të mbahet peng nga interesa politike. Eurodeputetja nëse nënvizoi se imuniteti parlamentar nuk duhet të kthehet në një mburojë për korrupsionin e nivelit të lartë shtetëror. Sa i përket SPAK është në fakt një nga institucionet që shqiptarët kanë më shumë besim dhe është i suksesshëm. Kjo është një reformë për të cilën është rënë dakord nga të dyja palët në atë kohë. Por pavarësia nuk është se sigurohet menjëherë, kërkesat për imunitet vendosen këtu. Dhe çdo hetim dhe fillimi tyre vendosen këtu, ndërkohë që anëtarët e këshillit të Prokurorisë dhe Gjyqësorit zgjidhen nga parlamenti. Pyetja është a do të jetë reforma në drejtësi e pakthyeshme? Unë besoj se përgjigjia është po”, deklaroi eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima, duke goditur kështu Ballukun, e cila po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera.

Related article  Gjermanet 3 goditje brenda ditës Ramës! Trondit mesazhi ‘i koduar’ i Ambasades Gjermane

Mesazhi

Por përmes këtij mesazhi tejet të qartë të eurodeputetes Isabel Wiseler-Lima, Brukseli i dërgoi ultimatum Kuvendit (Partisë Socialiste) që të veprojë pa hezitim nëse SPAK dërgon sërish një kërkesë për heqjen e imuniteti të Belinda Ballukut që i hap rrugë arrestimit të saj. Kryeministri Edi Rama tashmë ndodhet përpara një “prove zjarri” me përmasa historike për karrierën e tij politike. Ezaurimi i tolerancës nga BE e vendos shefin e qeverisë përballë një dileme me pasoja të rënda: ose të lëshojë “Lubinë”, ose të mbyllë përfundimisht dyert e Evropës për të gjithë shqiptarët që do të thotë bllokimi i negociatave, pasi lufta kundër korrupsionit në nivele të larta është kusht i panegociueshëm i BE. Ndërkohë një mesazh të fortë për shumicën qeverisëse ka dërguar edhe ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa. Ajo ka shfrytëzuar një takim zyrtar me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, për të kërkuar më shumë goditje dhe rezultate konkrete kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Përmes një njoftimi zyrtar, zyra e BE-së në Tiranë rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur për një Prokurori të Posaçme plotësisht të pavarur dhe efikase.

Diplomatja evropiane theksoi se puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ajo e bëri të qartë se përparimi i mëtejshëm i vendit drejt anëtarësimit në BE varet drejtpërdrejt nga arritja e rezultateve në luftën ndaj korrupsionit. “Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të BE-së për një SPAK të pavarur dhe efikas.

Related article  SHBA e konfirmon/ Trump merr vendimi e bujshëm për Shqipërinë…

Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, theksoi mbasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa. Pra ky takim vjen në një moment kyç ku presioni ndërkombëtar mbi politikën shqiptare po arrin kulmin. Brukseli po ndjek me vëmendje çdo hapa të institucioneve të drejtësisë dhe reagimin e Parlamentit ndaj kërkesave të prokurorëve. Mesazhi i ambasadores dhe eurodeputetes shërben si një paralajmërim i qartë se reforma në drejtësi nuk mund të cenohet nga asnjë ndërhyrje politike.

Related article  Ky është 28 vjeçari që mbeti i vrárë

Lufta ndaj korrupsionit të nivelit të lartë mbetet kushti kryesor i pakapërcyeshëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Mbështetja e BE-së për SPAK-un tregon se institucionet e reja të drejtësisë kanë garantë të fuqishëm ndërkombëtarë. Tashmë topi është në fushën e shumicës parlamentare, e cila duhet të provojë me vepra vullnetin e saj politik. Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse politika do t’i përgjigjet kërkesave të prera të partnerëve evropianë, ku çdo lëvizje e mazhorancës do të përcaktojë jo vetëm fatin e Belinda Ballukut, por edhe të ardhmen evropiane të vendit.

Published inNEWS