Skip to content

‘Tmerr me sy’/ Mercedesi dhe Golfi përplasen kokë më kokë, raportohet se 7 persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Peshkopi-Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”. Një “Mercedes” dhe një “Golf 5” janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.

Related article  Kam dhënë me qira një dhomë në shtëpinë time. Qiradhënësi ishte një djalë i ri. Një ditë ai më tha se ishte gati të paguante më shumë, nëse pranoja të kem mysafirë. Kur hapa derën, ngurrova nga befasia

Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, të shtatë janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Related article  Reagon kryetari i Bashkise Lezhe per ngjarjen tragjike

Mësohet se në automjetin “Golf” udhëtonte një familje, ku ndodheshin çifti bashkëshortor, nëna e drejtuesit të mjetit dhe dy vajzat e tyre të mitura. Gjendja më e rënduar paraqitet ajo e bashkëshortes së drejtuesit të “Golf”-it, e cila është transportuar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

Related article  Ndodh cudia! Kërcimi në klinikë i kushton shtrenjtë dentistes, Ministria nis hetimet ndaj saj, thuhet se

Ndërkohë, vijojnë verifikimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Published inNEWS