Skip to content

U largua nga PS dhe nuk u hap telefonin socialisteve, befason deputetja ‘rebele’: ZOT ME JEP FORCE

Deputetja Marjana Koçeku, e cila një ditë më parë njoftoi se do të vijojë mandatin si e pavarur, duke u larguar nga radhët socialistëve, ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Pas postimit të mëparshëm ku publikoi simbolin e “flamingos”, i lidhur me protestat qytetare që po zhvillohen prej më shumë se dy javësh, Koçeku ka ndarë këtë herë një lutje, duke kërkuar forcë, besim dhe udhëzim moral.

Related article  'Shitesh për 500 lekë, ik në Dubai', Agravon debati mes Xhenetës dhe Krisës: Të jap 20 euro...(video)

“Zot më jep forcë, besim të drejtë e shpresë të sigurtë. Mos na e kurse si popull frymën e urtisë, Dhe të kuptimësisë, që kurrë mos të largohena drejt rrugëve t’humbuna”, shkruan ajo.

Ky reagim vjen vetëm pak orë pas deklaratës së saj publike për distancimin nga Partia Socialiste, vendim që ka shkaktuar zhvillime dhe diskutime në radhët e mazhorancës.

Siç raportuam dhe më herët, sipas burimeve është mësuar se vendimi i Koçekut nuk i është komunikuar ende zyrtarisht kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla. Po ashtu, disa prej kolegëve të saj kanë tentuar të kontaktojnë deputeten pas njoftimit, por pa sukses, pasi telefoni i saj ka rezultuar i fikur.

Related article  Snapchat Lies, Forest Grave - The Sinister Family Secret Behind a Missing Mother of Two
Published inNEWS