Skip to content

Efektivja e policisë, plgoset me thikë nga bashkëshorti, autori vetëvrtet në makinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Dramës në Greqinë veriore, ku një efektive policie është plagosur rëndë me thikë nga bashkëshorti i saj, gjithashtu oficer policie.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi brenda banesës së çiftit. Pas njoftimit për ngjarjen, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, ku gjetën gruan në gjendje kritike. Pas sulmit, autori u largua nga banesa, duke vënë në lëvizje autoritetet për lokalizimin e tij. Pak më vonë, ai u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.

Related article  Bombshell in Court, Prosecutors Allegedly Eavesdropping on Murder Defendant's Attorney Calls!

Mediat greke raportojnë se oficeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur armën e shërbimit, megjithëse rrethanat e sakta të ngjarjes janë ende nën hetim.

Related article  Tragjike, u përpoqën të udhëtonin me varka drejt Britanisë, humbin jetën 4 emigrantë (DETAJET E RENDA)

Ndërkohë, policja e plagosur është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Nuk janë bërë ende publike detaje të mëtejshme mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Related article  Vance Slams CBS Host Brennan For Trying To Smear Tulsi Gabbard

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi familjare.

Published inNEWS