Skip to content

Berisha paralajmëron një tjetër socialist: Do e heqin edhe atë

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeparlamentarin Niko Peleshi se do të largohet nga detyra, teksa drejton gishtin për nga hrupi parlamentar i PS.

“Niko e ke zëdhënësin gati, ja ku është. Do e heqin edhe atë”, tha Berisha.

Kryedemokrati më tej ka hedhur akuza të fortaedhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe u ka bërë thirrje socialistëve që të heqin dorë nga mbrojtja e tij.

Related article  Nderron jete aktori i njohur ne Shqiperi

“Denoncoj me formcë dhunën e egër të policisë të ushtruar ndaj të rinjve dhe qytetarëve në demostarata kundër këtij parlamenti. Këqrkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar dhe ndëshkimine atyre që ushtruan dhunë. Jeni bërë figurat më të urryera të kombit shqiptar. Ai padrinoja juaj zvarritet çdo ditë në rrugët e Tirabës nga protestuesit. Hiqni dorë nga mbrojtja e tij. Si mi do u marr me vete në anijen e tij që po mbytet ccdo ditë. E pa imagjinueshme skandali ku dalin Rama, Lubia, Nufi. U jepni paratë e shqiptarëve kompanisë së Edi Ramës. a ka akt më të shëmtuar se ky.

Related article  Breaking: US Makes 'Intense Preparations' for Impending Iran Attacks as Trump Sends Warning

A ka vjedhje më flagrante se kjo. a keni ju interesin më të vogël njerëzor apo jeni ushtarë të Yeffet dhe padrinos. Si mund të heshtni para këtij fakti. Kontrabandë e legjitimuar. Nëse qeveria porosit punë të pista, kryepis është ai që porosit, kryeministri. Si ka mundësi që e ndiqni ju këtë. Së fundmi, padrinoja juaj është përgjegjës për atë që ndodhi në Hagë, bashkë me Vuçiç”, tha Berisha.

Related article  Nderron jete në moshë të re mësuesi dibran, simpatizani i flaktë i socialistëve Besjan Cibaku
Published inNEWS