Fatura sekrete e familjes Netanyahu: 470 mijë dollarë për imazhin

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Zyra e Kryeministrit izraelit, pas një kërkese për të drejtën e informimit të paraqitur nga avokatja Yaara Winkler-Shalit, shteti i Izraelit ka shpenzuar rreth 470 mijë dollarë nga viti 2019 deri në gusht 2026 për flokët, grimin dhe imazhin zyrtar të udhëheqësve.

Related article  Kushëri i parë me Ergys Agasin? Reagon për herë të parë dhëndri i Sali Berishës

Raporti zbulon se rreth 90% e kësaj shume i faturohet Benjamin Netanyahut dhe bashkëshortes së tij, Sara, me shpenzime rekord që arritën në 111 mijë dollarë vetëm gjatë vitit 2025.

Related article  Habit ish-banori i BBVA: Gënjeva që isha single, e dashura më la!

Përveç udhëtimeve të shtrenjta jashtë vendit, vetëm gjatë tre muajve të parë pas shpërthimit të luftës në vjeshtën e vitit 2023, u shpenzuan më shumë se 4,180 dollarë për kujdesin ndaj imazhit të çiftit.

Ndërkohë, emrat e stilistëve privatë janë fshirë nga dokumentet me argumentimin se publikimi i tyre mund të cenonte “sigurinë kombëtare”.

Related article  Bëni kujdes! E marta 'ditë tersi' për këto shenje të horoskopit

Të dhënat kanë rindezur debatin publik mbi mënyrën e menaxhimit të buxhetit të shtetit dhe shpenzimet e bëra për imazhin e drejtuesve të vendit.