Ngjarje e rende ne vend, shkoi per ti ardhur ne ndihme mijera banoreve, por i riu humb jeten tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Trojas të Belshit, ku një 32-vjeçar punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e një linje elektrike.

Related article  Tre vëllezër humbin jetën në një aksident

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30. Ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Klajdi Zekthi, me profesion elektricist, i cili ishte duke punuar për riparimin e një linje elektrike, kur dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Related article  Momente paniku ne vend, autobuzi merr flake

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të saj.

“Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Related article  Colin Jost Reveals Wife Scarlett Johansson’s Exact Text After He Bought Staten Island Ferry with Pete Davidson