Tronditëse/ Autobusi me turistë përmbyset, raportohen 5 humbje jete. Shume te plagosur

Pesë persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën pas një aksidenti trafiku që ndodhi të enjten pasdite në Zvicrën lindore, kur në rrethana ende të paqarta një autobus turistik doli nga rruga.

Related article  Dje u njoftua per gjetjen e trupit te pajete, sot dalin te reja DETAJE TRONDITËSE nga vra sja e Eglant Koçit

Sipas informacioneve nga policia lokale, autobusi holandez u nis në orën 16:45 (ora lokale) nga Zernez për në Sousse.

Në rajonin Les, brenda zonës së ndërtimit, ai doli nga rruga dhe u përmbys. Nga 40 të plagosurit, tre janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Related article  “Erion Veliaj del nga burgu brenda 10 ditësh”/ Vjen deklarata që nuk e priste askush nga…

Të gjithë pasagjerët u transportuan në spitale të ndryshme nga shtatë helikopterë shpëtimi nga Rega, Alpine Air Ambulance dhe Heli Austria, si dhe nga 13 ambulanca që mbërritën në vendngjarje. Identifikimi i viktimave nuk është bërë ende.

Related article  Tronditet tirana nga ngjarjet e renda

Prokuroria Publike e Graubündenit po heton, në bashkëpunim me Policinë Kantonale, rrethanat që çuan në aksidentin rrugor.