Albert Karriqi, profesor në Institutin e Kërkimit Shkencor të Sportit dhe atlet kampion i klubit Tirana, ka ndërruar jetë këtë të premte. Lajmin e trishtë e konfirmojnë të afërmit dhe miqtë e profesorit, të cilët ende nuk e besojnë largimin e tij.

Ai ishte i specializuar në Teorinë dhe Metodologjinë e Stërvitjes Sportive, si dhe në Filozofinë e Sportit, ndërsa përtej botës akademike, Prof. Dr. Albert Karriqi njihet gjerësisht nga publiku shqiptar si analist dhe komentator i ftuar në panele të ndryshme televizive sportive gjatë ngjarjeve të mëdha globale.

Related article  Reagim i fortë nga SHBA! Senatorja Elissa Slotkin: Të ndalet dh*na në Shqipëri!

Mësohet se njeriu që i kushtoi jetën për dekada me radhë sportit, dijes dhe formimit të brezave, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Related article  Construction of Trump's Second Border Wall Did 'Irreparable' Damage to a 1,000-Year-Old Sacred Archeological Site

Emri i tij lidhet me kërkimin shkencor shqiptar të sportit, me studime, botime dhe punë pedagogjike. Ai ishte ndër njerëzit që besonin se sporti nuk mund të ndërtohej vetëm mbi talentin, por mbi shkencën, metodën, përkushtimin dhe formimin njerëzor.

Një prej veprave të tij mban pikërisht titullin domethënës “Shkenca shqiptare e sportit sot dhe nesër”. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në Lëvizjen Olimpike dhe Sportive shqiptare, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar e nderoi me “Urdhrin Olimpik”.

Related article  Pas 40 vjetësh martesë, burri im vendosi të shkojë te ish-i dashura e tij. Kur mora vesh arsyen, mbeta e shastisur.

Gjithashtu, Prof. Dr. Albert Karriqi ka shërbyer edhe si deputet i Kuvendit Popullor në legjislaturën e vitit 1991.