Skip to content

“Greku” nxjerr kokën! Kryeministri grek bën deklaratën tronditëse, pa marrë grekët… nuk hyn Shqipëria në BE

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka folur së fundmi për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe rrugëtimin e Tiranës drejt Bashkimit Europian, duke e lidhur perspektivën europiane të vendit edhe me respektimin e të drejtave të minoritetit grek dhe çështjen e pronave.

Gjatë konferencës tradicionale për shtyp në kuadër të Panairit të 90-të Ndërkombëtar të Selanikut, Mitsotakis u pyet për marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës, si dhe për problematikat që Greqia ngre lidhur me pronat dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Related article  Çfarë po ndodhë? Edhe një burrë v.ret gruan e tij 44 vjeçare

Kreu i qeverisë greke u shpreh se Athina vijon të mbështesë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, por nënvizoi se secili vend kandidat do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, në bazë të progresit të bërë.

“Progresi që është bërë në regjistrimin e pronave dhe në mbrojtjen e të gjitha të drejtave nuk është i mjaftueshëm. Të jeni të sigurt se, në momentin e duhur, do të ushtrojmë të drejtat tona për t’u siguruar që të drejtat e minoritetit mbrohen plotësisht”, deklaroi Mitsotakis.

Related article  Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken

Kryeministri grek theksoi gjithashtu se këto çështje nuk duhen parë vetëm në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe në raport me detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit europian.

Sipas tij, procesi i negociatave me Bashkimin Europian kërkon respektimin e standardeve europiane, ndërsa hapja dhe mbyllja e kapitujve të negociatave lidhet edhe me qëndrimin dhe miratimin e vendeve anëtare.

Related article  E fundit! Edi Rama largohet nga Shqipëria në Kulmin e protestave, nuk ua merr mendja çfarë ka shkuar të bëjë

Ndërkohë, duke folur për Maqedoninë e Veriut, Mitsotakis mbajti një qëndrim edhe më të ashpër, duke deklaruar se, sipas tij nuk ka pasur në thelb progres në negociatat europiane të Shkupit.

“Jemi në një fazë shumë më të hershme krahasuar me Shqipërinë”, u shpreh kryeministri grek, duke bërë kështu një dallim të qartë mes ecurisë së dy vendeve në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Published inNEWS