Skip to content

Lajm i trishte mengjesin e sotem

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të diele. Aida Kurani, pedagoge e Fakultetit të Edukimit, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe si dhe një prej themelueseve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë në dhimbje të pamatshme familjarët, miqtë dhe kolegët e shumtë.

Ky lajm i zi është njoftuar këtë mëngjes nga vetë Universiteti “Aleksandër Moisiu”, i cili në hidhërim të thellë, do t’i japë lamtumirën e fundit një kolegeje të pashoqe, siç ishte Aida.

Related article  Ngjarje e rende! Mbytet bashkeshorti i ministres

Për vite me radhë ajo kontribuoi me përkushtim në jetën akademike dhe në formimin e brezave të studentëve, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e gjuhës shqipe dhe të arsimit. Për kolegët dhe studentët e saj, Aida Kurani do të kujtohet jo vetëm për profesionalizmin e saj, por edhe për anën e saj njerëzore, përkushtimin që tregonte në punë dhe dashamirësinë që e ka karakterizuar përgjatë gjithë jetës së saj.

Related article  Kryeministri nuk ndalet! Rama sot kryen LËVIZJEN e fundit, thërret…

“Me dhimbje të thellë, i japim lamtumirën Prof. As.Dr. Aida Kuranit, pedagoge e Fakultetit të Edukimit, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, si edhe një prej themelueseve të UAMD-së, pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Kontributi, përkushtimi dhe gjurma që ajo la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Universitetit do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”, thuhet në njoftimin e universitetit.

Related article  Tmerr ne mesnate ne Shqiperi, flaket kercenojne dhjetera jete njerezish, policia urdheron…

Përcjellja në banesën e fundit bëhet këtë të diel, më 30 gusht 2026, në orën 15:00, nga shtëpia e pritjes Alba, në Rrugën e Dibrës, Tiranë, drejt Tufinës. Vizitat do të zhvillohen ditën e martë dhe të mërkurë, më 1 dhe 2 shtator, në oraret 10:00-13:00 dhe 17:00-20:00.

Published inNEWS