Skip to content

E dhimbshme! Familjes Kola i ndodhë më e keqja në natën e dasmës

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në Markatomaj të Lezhës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, ku si pasojë 6 anëtarët e familjes kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se bëhet fjalë për anëtarët e familjes Kola, të cilat janë transportuar menjëherë për në spital. Raportohet se kryefamiljari Saimir Kola dhe dy fëmijët e tij ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryefamiljari është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, pasi ka marrë plagë të mëdha në trup dhe kërkon mjekim të specializuar. Ngjarja bëhet më tronditëse, pasi familja Kola kishin dasmë ditën e nesërme, pasi do të martonin vajzën e tyre.

Related article  TR*GJIKE! Aksidenti i rëndë rrugor u merr jetën 6 personave, ka dhe të plagosur

Po ashtu nga shpërthimi i fortë, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, në banesën dy katëshe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi lezhën mbrëmjen e kësaj të shtune.

Related article  Pas 20 vitesh la Berishen per tu bere drejtoreshe e Rames, Kreu i PD ben reagimi qe po merr te gjithe vemendjen

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

LEXO Hodhi poshtë propozimin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës, Teheran tregon 5 kushtet për armëpushim
Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.

Related article  Pas 35 ditësh proteste, Rama “qetëson” situatën dhe jep lajmin e madh

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Published inNEWS