Skip to content

Mesohet se 29 vjecarja nuk i mbijetoi dot aksidentit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën Bukosh-Savrovë, ku mësohet se viktimë ka mbetur 29-vjeçarja e identifikuar si  Arijeta Rexhep Luzha, nga fshati Vraniq i Suharekës.

Ngjarja e rëndë është konfirmuar dhe nga blutë e Kosovës, ndërsa të shuma kanë qenë reagimet prekëse për ndarjen nga jeta të së resë, në lule të rinisë.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Luzha. Zoti iu dhëntë forcë në këto ditë të rënda.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Arijetës, vajzës së re nga fshati ynë, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku. Është e vështirë të gjenden fjalët përballë një dhimbjeje kaq të madhe. Ikja e saj në moshë kaq të re është një humbje e rëndë për familjen Luzha, për fshatin tonë, për të afërmit, miqtë dhe gjithë bashkëfshatarët tanë.

Bacës Rexhep, zonjës Hajrie, Hasanit, Avnisë dhe mbarë familjes Luzha u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e vajzës dhe motrës së tyre duke u lutur që Zoti t’ju japë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Arijeta u prehtë në paqe, ndërsa kujtimi për të qoftë i përjetshëm në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën” ka shkruar në reagimin e bërë ditën e djeshme prokurori Selman Kolgeci.

Related article  Themeloi një kompani në Emiratet Arabe që do shpëtonte jetë! Vdes nga infarkti milioneri shqiptar vetëm 35 vjeç

Nga përplasja e fortë mes dy makinave, të cilat rezultuan fatale për Arijetën, mësohet se kanë mbetur të plagosur dhe një tjetër person. Ndërsa deri më tani nuk dihet akoma gjendja e tij shëndetësore. Sakaq mësohet se mes një dhimbje të madhe e lot në sy, familjarët do i japin sot lamtumirën e fundit Arijetës 29-vjeçare.

Përplasja e fortë mes dy makinave i merr jetën 29-vjeçares
Published inNEWS