Skip to content

Dalin identitetet e te lenduarve

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion mbi gjendjen e pesë personave që u transportuan drejt Tiranës pas zjarrit që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës.

Tre prej të dëmtuarve ndodhen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Traumës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një prej pacienteve që po trajtohet në QSUT paraqitet në gjendje të rënduar për shkak të përqindjes së lartë të djegieve. Gjendja e saj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Related article  NATO chief Mark Rutte predicts how World War 3 will start

Janë zbuluar identitetet e gjashtë personave që mbetën të lënduar nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.

Të lënduarit janë kryesisht të rinj, të moshave nga 21 deri në 30 vjeç. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për Ndorina Rexhepi, 25 vjeç; Arlinda Rexhepi, 27 vjeç; Erza Grainca, 21 vjeç; Aldo Kasimi, 30 vjeç; Ana Dyrmishi, 25 vjeç dhe Luan Saliu, 21 vjeç.

Related article  Protestuesit ne dere, Edi Rama shperthen me MESAZHIN e fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…

Zjarri ra rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të hotelit, në lagjen “10 Korriku”. Flakët nisën në ambientet e restorantit dhe më pas u përhapën në godinë, duke vënë në rrezik pushuesit që ndodheshin brenda.

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, disa prej pushuesve u detyruan të hidheshin nga ballkonet. Si pasojë, disa prej tyre pësuan fraktura dhe dëmtime të tjera trupore.

Sipas Policisë, pesë prej gjashtë të lënduarve janë transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar, ndërsa një tjetër po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej personave të dëmtuar kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup.

Related article  MLB legend sells incredible lakefront mansion for $3.5M just days after revealing life-changing family news

Hetimet paraprake tregojnë se zjarri ka qenë aksidental. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimet e tjera hetimore dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të saj.

Published inNEWS