Ngjarje e fundit, lekundje termeti! Ja detajet

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte Janinën.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti është regjistruar rreth orës 23:10, me epiqendër 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra larg qytetit të Janinës.

Related article  Inside Jennifer Aniston’s $21M Bel Air home, now redesigned into a peaceful “Zen” retreat

Sakaq, bëhet me dije se lëkundja ka pasur një thellësi rreth 5 kilometra, duke bërë që të ndihej më fort në  zonat pranë epiqendrës.

Lëkundjet raportohet se janë dëgjuar dhe në jug të Shqipërisë. Ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.