E rende, nderron jete personi qe u aksidentua jave me pare

Ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e 4 korrikut në aksin Lezhë-Milot.

Related article  Tiger Woods Took His Treatment ‘Seriously’ and Is ‘Happy’ to Be Home Again with Girlfriend Vanessa Trump (Exclusive Sources)

Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Rriles, ku i moshuari po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, 71-vjeçari pësoi plagë të rënda. Fillimisht ai u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Related article  Dokumenti tronditës i Policisë para vd*kjes së Arlinda Zekajt

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Preng Gjoka nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas disa javësh trajtimi në spital.

Related article  Tjetër goditje për Mateo Borrin, i mbyllet …? (Video)