Skip to content

E rende, nderron jete personi qe u aksidentua jave me pare

Ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e 4 korrikut në aksin Lezhë-Milot.

Related article  Dalin emrat! Ja kush janë dy viktimat e aksidentit të rëndë tek TEG-u

Aksidenti ndodhi pranë kryqëzimit të Rriles, ku i moshuari po lëvizte me biçikletë, kur u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës.

Si pasojë e përplasjes, 71-vjeçari pësoi plagë të rënda. Fillimisht ai u transportua në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Related article  Pamjet qe po bejne xiron e rrjetit per sk*ndalin e fundit

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Preng Gjoka nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas disa javësh trajtimi në spital.

Related article  Horoskopi i Paolo Fox për sot: e martë, 21 korrik 2026
Published inNEWS