Skip to content

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në qytetin shqiptar dhe zonat përreth

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të komunës së Rahovecit, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve. Sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë të shumta lokale, ndërsa në disa raste përmbytjet kanë depërtuar edhe në oborret e banesave, objekteve të ndryshme dhe parkingjeve nëntokësore.

Në disa fshatra të Rahovecit, uji ka përmbytur edhe sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat e hershme që ende nuk kishin dalë në treg. Banorët raportojnë humbje të konsiderueshme në prodhimet bujqësore, ndërsa pritet vlerësimi zyrtar i dëmeve nga institucionet përgjegjëse.

Related article  Blame game begins as heartbroken residents question why they weren't warned sooner

Pamjet tregojnë situata të rënda, ku automjetet lëvizin me shumë vështirësi në rrugët e mbuluara nga uji. Në disa segmente, niveli i ujit ka qenë aq i lartë sa ka bllokuar plotësisht qarkullimin, ndërsa disa mjete janë mbuluar pjesërisht nga uji.

Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Prizrenit, ku gjatë orëve të para të mëngjesit uji ka vërshuar në disa nga rrugët kryesore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëvesipas mediave lokale. Situata ka rënduar trafikun në hyrje të qytetit, në aksin që lidh autostradën e Kosovës me pikën e përbashkët kufitare me Shqipërinë në Vërmicë.

Related article  E papritur, Zbulohet kryeorganizatori i protestave

Fluksi i shtuar i mërgimtarëve që po kthehen për pushime në Kosovë, i kombinuar me përmbytjet, ka krijuar ngarkesë në qarkullim.

Sipas të dhënave të raportuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosoves në pikën kufitare të Vërmicës pritjet në hyrje nga Shqipëria per ne Kosove kanë qenë nga pesë deri në dhjetë minuta, ndërsa gjatë orëve të para të ditës është regjistruar kolonë automjetesh me gjatësi rreth 40 metra.

Related article  Del Historia! Polici në lot pas humbjes së kolegut në Maliq”(Video)

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe të shmangin segmentet e përmbytura, ndërsa ekipet përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në zonat e prekura.

Published inNEWS