Rama kryen LËVIZJEN: Në fund të korrikut gati …

Pak metra nga protestuesit e mbledhur në Sheshin Skënderbej për të rrethuar sallën plenare, Edi Rama mori drejtimin e tij për në selinë e Partisë Socialiste.

Këtë të hënë, me drejtuesit politikë të socialistëve hodhi një tjetër hap drejt një tjetër nisme të rëndësishme, ndarjes së re territoriale. Përtej kundërshtive të opozitës, socialistët nuk heqin dorë nga objektivi për uljen e numrit të bashkive.

Related article  “Jam princesha jote e vogël, të dua”/ I dërgonte foto dhe video intime të dënuarit për vrasje, dalin mesazhet e polices 23-vjeçare

Raportin e njëanshëm që nuk e prezantoi dot mes tensioneve të seancës së kaluar plenare, Arbjan Mazniku ua paraqiti të majtëve në selinë rozë. Burimet thanë se projekti i ri nuk do t’i kalojë 50 bashki, nga 61 që janë aktualisht.

Me firmat e deputetëve socialistë, anëtarë të Komisionit të posaçëm të kësaj reforme, projektligji për ndarjen e re territoriale do të depozitohet brenda korrikut në Kuvend. Sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë do të kenë 60 ditë kohë për të bërë vlerësimin mbi projektin socialist.

Related article  Detaje te reja te ngjarjes ku humbi jeten Eglant Koci

Çfarë pritet të ndodhë më 31 Korrik
Me planin e punës të mazhorancës, në shtator ndarja e re territoriale duhet të kalojë në komisionet parlamentare, në mënyrë që deri në javën e parë të tetorit të miratohet në Parlament me 84 votat e domosdoshme, për çka mjaftojnë kartonët jeshilë të socialistëve të Edi Ramës dhe 3 socialdemokratëve të Tom Doshit.

Related article  Askush nuk e priste! LAJM FANASTIK si askush më parë për studentët, Rama jep njoftimin për studentët