Skip to content

Korrupsion në radhët e Policisë, arrestohet efektivi, procedohen dy të tjere

Një efektiv i Policisë është arrestuar në Durrës, ndërsa dy punonjës të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, në kuadër të një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Në pranga ka rënë efektivi S.M., me detyrë Trup Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë, në gjendje të lirë janë proceduar edhe dy punonjës të tjerë të Komisariatit të Policisë Durrës.

Related article  E fundit! Policia e shteti shpall në kërkim ish politikanin e njohur shqiptar

Bëhet fjalë për S.H., me detyrë Specialist për Rendin, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Të dy dyshohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Operacioni i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka çuar në arrestimin në flagrancë të një punonjësi të Policisë dhe procedimin në gjendje të lirë të dy efektivëve të tjerë, të dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Operacioni është finalizuar më 15 shtator 2026, në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Related article  E FUNDIT - Gjykata Kushtetuese merr vendimin 'surprize' per Erion Veliajn (Detajet)

Në përfundim të operacionit është arrestuar në flagrancë efektivi S.M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme.

Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë referuar në gjendje të lirë edhe dy punonjës të Policisë, S.H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A.K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës.

Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Related article  Tragjedi në Francë, 2 zjarrfikës humbin jetën gjatë luftës me zjarrin në një ndërtesë

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet e përpiluara janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme sipas ligjit.

AMP do të vijojë të ushtrojë kompetencat e saj ligjore për evidentimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e punonjësve të strukturave që mbikëqyren

Published inNEWS