Albin Kurti po ndërhyn tek Protesta në Shqipëri?? Kryeministri i Kosovës bën deklaratën që trondit të gjithë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka rol në organizimin apo nxitjen e protestave që po zhvillohen në Shqipëri. Ai u shpreh se i kishte ndjekur me habi zërat që ia atribuonin partisë së tij këto zhvillime.

Gjatë mbledhjes së 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti theksoi se partia që drejton është aktualisht në pushtet dhe nuk ka arsye të veprojë përmes protestave në një vend tjetër.

“Unë kam parë me habi zëra të ndryshëm që janë përpjekur t’ia faturojnë edhe Vetëvendosjes këto protesta që zhvillohen në Republikën e Shqipërisë. Por, të dashur delegatë të Këshillit të Përgjithshëm dhe aktivistë e anëtarë të tjerë, ne sot jemi forcë qeverisëse dhe nuk jemi forcë protestuese”, deklaroi Kurti.

Related article  Mariska Hargitay, 62, Debuts a Bold New Super-Short Haircut — A Look at Her Hair Transformation

Duke iu referuar historisë së Vetëvendosjes, ai tha se edhe kur ishte në opozitë, partia kishte dalë vetë në krye të protestave dhe nuk kishte përdorur persona apo grupe të tjera për të realizuar qëllimet e saj politike.

“Edhe kur kemi qenë forcë protestuese, protestave u kemi dalë në ballë vetë dhe kurrë nuk kemi ndenjur anonimë. Nuk e kemi vlerësuar kurrë si të denjë taktikën e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës dhe i kemi ndenjur larg instrumentalizimeve. As nuk kemi pranuar të na instrumentalizojë ndokush tjetër, por as nuk kemi instrumentalizuar të tjerët”, u shpreh ai.

Related article  Rescue Flight Takes 16 Beagles Who 'Only Knew Confinement' From Breeding Facility and Flies Them to Freedom (Exclusive)

Kurti foli edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se ato nuk duhet të shihen përmes logjikës së rivalitetit. Sipas tij, Kosova mbështet përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe zhvillimet ekonomike e turistike të vendit.

Related article  Del video/ Pamje kat*strofike në komisariat, dhjetra të rinj të shtrirë në tokë!

“Ne jemi në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë rivale e motrës së saj. Ne gëzohemi për avancimet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian apo për arritjet e ekonomisë dhe të turizmit në Shqipëri”, deklaroi kryeministri.

Në fjalën e tij, Kurti u ndal edhe te situata politike në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e oligarkisë në demokraci. Ai theksoi se, përveç identifikimit të personave përgjegjës për aktet e dhunës gjatë protestave, duhet të analizohen edhe shkaqet që kanë çuar në tensione dhe përplasje.